INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të shmangni konfliktet në çift nëpërmjet këtyre fazave

Si të shmangni konfliktet në çift nëpërmjet këtyre fazave

Publikuar më: 16:12 06-09-2017

Të gjithë çiftet debatojnë. Disa debatojnë për fëmijët, disa për paratë, seksin, është mëse normale të ndodh diçka e tillë në një marrëdhënie. Por nëse kjo gjë është e shpeshtë, mund të sjellë edhe ndarjen tuaj. A ka një mënyrë që mund të na ndihmojë të minimizojë zënkat e shpeshta në çift? Duket se po.

Së fundmi është zbuluar terapia “Imago”, shumë reacionale e ideuar për t’u mësuar çifteve si të shprehen tek njëri tjetri pa pasur nevojën për t'u përfshirë në një konflikt.

Si shumica e terapive në çift, qëllimi i saj është t’ju lidhë sa më shumë me partnerin, por ndryshimi i terapisë “Imago” janë tre pikat kryesore ku bazohen që përfshin: pasqyrimin, vlefshmërinë, dhe ndjeshmërinë.

Për më tepër, nuk ka rëndësi nëse jeni në një marrëdhënie afatgjatë, në fazën e hershme të dashurisë apo jeni në kërkim të mënyrës që do t’ju ndihmonte që të shmangnit probleme e përditshme, “Imago” do t’ju vijë shumë në ndihmë.

Si funskionon?

Faza e parë: pasqyrimi
Në këtë fazë, njëri partner duhet të veprojë si “dërgues i mesazhit” dhe tjetri në rolin e “marrësit”

Dërguesi inkurajohet të flasë për planet në të ardhmen në çfarë çështje të dëshirojë ai, e ndërsa partneri tjetër duhet të dëgjojë dhe ta përsërisë, për të parë nesë e ka kuptuar drejtë atë që ai ka thënë.

Në thelb qëllimi i kësaj bisede është që çifti të mësojë të dëgjojë njëri- tjetrin pa u zemëruar ose mërzitur. Ajo ka të bëjë me shprehjen e mendimit ashtu siç e ndjen në një hapësirë neutral dhe të kuptueshme, siç supozohet të jetë partneri.

Faza e dytë: vlefshmëria
Kjo fazë është e vlefshme për të kuptuar botën e partnerit tuaj, planet e tij, pavarësisht nëse jeni dakord me atë që ai po thotë. Këtu është radha juaj për ta shprehur nëse e konsideroni të vlefshme mendimin e tij për një plan në të ardhmen ose jo.

Faza e tretë: ndjeshmëria
Qëllimi përfundimtar, ndjeshmëria, ka të bëjë me futjen në botën e partnerit tuaj dhe duke menduar aspektet e jetës suaj që mund të kontribuojnë në realizimin e planeve të tij në të ardhmen, plane që do të përmirësonin marrëdhënien tuaj.

Është e gjitha thjesht një kalim nga “lufta kush do zërë karriken e pushtetit” në një hapësirë ku ju mund të shikoni botën “brenda” partnerit tuaj. Në këtë formë edhe vendimet që merrni, duke kuptuar atë që partneri do, do të jenë më të vlefshme për marrëdhënien tuaj në çift duke shmangur zemërimet, inatet dhe zënkat.

Në këtë terapi duhet të ndërroni herë pas here rolet.

Article Logic
Execution time: 0.0041060447692871