INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të shpëtohet ambienti? Presidenti gjen zgjidhje: Bëni më pak jashtëqitje

Si të shpëtohet ambienti? Presidenti gjen zgjidhje: Bëni më pak jashtëqitje

Publikuar më: 15:54 11-08-2019

Teksa shumë organizata vënë alarmin se ndotja në ajër po arrin shifra alarmante dhe se po rrezikohet gjithnjë e më shumë e ardhmja duket se presidenti Brazilian ka gjetur një zgjidhje.

Sipas Jair Bolsonaro njerëzit duhet të hanë më pak e për pasojë të bëjnë më pak jashtëqitje. Në këtë mënyrë sipas tij do të shpëtohet ambienti.

Një deklaratë të tillë ai e bëri pasi është vënë në shënjestër të kritikave për një përshkallëzim të shpyllëzimit në Amazonë, që kur erdhi në pushtet

Lideri i të djathtës ekstreme, e dha idenë e tij, pasi u pyet nga një gazetar nëse ishte e mundur që në të njëjtën kohë të nxitet rritja ekonomike, të ushqehen të uriturit në botë dhe të mbrohet ambienti.

“Mjafton të hani më pak. Ju flisni për ndotje të ambientit…por mjafton të bëni jashtëqitje një herë në ditë. Kjo do të ishte më e mira për të gjithë botën”, tha Presidenti Brazilian i cili kritikohet herë pas here për deklaratat e tij të pazakonta.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996