INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të sillemi me qentë e rrugës

Si të sillemi me qentë e rrugës

Publikuar më: 10:45 31-07-2016

Të gjithve na ka ndodhur që kur kemi qenë duke ecur të na kanë lehur qentë e rrugës.

Disa mund të thonë që i kanë sulmuar, por nëse një qen thjesht ju ka lehur dhe nuk ju është sulur duke ju kafshuar dhe dëmtuar ky nuk mund të quhet sulm. Qentë janë kafshë territoriale dhe përpiqen të mbrojnë gjithmonë territorin dhe tufën e tyre nga rreziqe të mundshme. Nëse një qen fillon dhe ju leh ai po ju paralajmëron se keni hyrë në territorin e tij dhe po përpiqet t’ju trëmbë që t’ju largojë. Mund të trembeni pak por e rëndësishme është të ruani qetësinë dhe mos t’ju kapë paniku. Qentë e rrugës janë mësuar me njerëzit dhe nëse ju tregoheni miqësorë ata nuk ju shohin më si rrezik. Në asnjë lloj mënyre nuk duhet të vraponi pasi ashtu i vërtetoni qenit që ju kishit qëllime të këqija kundrejt tij dhe ai do të dojë t’ju përzejë një herë e përgjithmonë nga territoi i tij. Edhe ata që kanë qen vetë mund të kenë patur raste të pafundme ku qentë e rrugës u kanë lehur ose janë treguar agresivë. Sjellja juaj është vendimtare pasi atë ia transmetoni edhe qenit tuaj. Kini besim te vetja pasi gjithmonë natyra e kafshëve është paqësore dhe nuk keni asnje arsye për të patur frikë.

Article Logic
Execution time: 0.00400710105896