‘ Urime, jemi krenar për ty dhe mënyrën sesi po punon’ .
Një mesazh të tillë Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka marrë nga ana tjetër e telefonit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë beson se po fliste me senatorin e New Jersey Robert Menendez.
Por në fakt Trump bie pre një shakaje pasi ishte duke folur me aktorin e humorit John Melendez, i cili ka postuar regjistrimin edhe në sitin e tij.
Një lajm i tillë, një telefonatë e tillë ka hapur shumë polemika lidhur me sigurinë e Shtëpisë së Bardhë.
Dhe aktorit në fakt i mjaftoi të telefononte shumë thjesht për të rënë në kontakt me Trump. Gjatë bisedës ata folën për emigracionin dhe kandidadët për Gjykatën e Lartë.
Thuhet se aktori mori në telefon Shtëpinë e Bardhë duke u shtirur si senatori duke i kërkuar që presidenti ta rimerrte në telefon. D
he senatori komik u mor nga Kushner dhëndri i Trump dhe më pas nga vetë manjati.