INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të veproni kur partneri juaj është pesimist?

Si të veproni kur partneri juaj është pesimist?

Publikuar më: 15:45 15-09-2017

Idetë dhe mendimet e errëta janë të pashëndetshme. Të kuptosh motivacionet e një partneri pesimist dhe të përpiqesh të analizosh ndjenjat e tij është si të fillosh të vetëmbrohesh. “Kur ju ndjeni se partneri po jua çon jetën dëm” Ju i propozoni atij të dilni së bashku. Reagimi i tij i parë është: “Nuk besoj…”, pa u përpjekur të bëjë ndonjë ndryshim me planet që ai kish vendosur më parë. Përgjigjja e tij rraskapitëse “JO”, gjatë gjithë kohës, është e lodhshme dhe e mërzitshme dhe ju filloni të ndjeni se kjo jetë po ju merr frymën. Në një situatë të tillë ndodh që nëse keni pasur në plan të realizoni një projekt të rëndësishëm së bashku (siç është blerja e një apartamenti), ju nuk morët një vendim të menjëhershëm, sepse kishit nevojë për të reflektuar. Nëse apartamenti që ju pëlqyet nuk është më në shitje, partneri juaj pesimist është shumë i zhgënjyer. “Ta kisha thënë, isha i sigurt”, – shprehet ai, me një buzëqeshje të ngrirë ironike, që të jep përshtypjen se faji është i yti. Doza e irritimit është e pranishme në situata të tilla të mërzitshme dhe ndjenja e shpresës sa vjen e zbehet…

Të përpiqesh të mirëkuptosh

Në fakt, pesimisti arsyeton në kahun e kundërt: Për të, sukseset dhe arritjet janë aksidentale dhe të pamerituara. Ai i përvetëson dështimet si të ishin pjesë normale të jetës dhe të vetes. Pesimizmi nuk është asgjë tjetër përveçse një formë ankthi e transformuar në sistemin tonë të të menduarit. Ashtu siç e thotë edhe psikiatri Alain Braconnier: “I trishtuar në mendime dhe fatkeq në veprime, pesimisti nuk gjen paqe as duke u mbyllur në një vetëgjyqësi të paepur dhe as duke bërë përpjekje t’u besojë pasioneve vetjake dhe të tjerëve”.

Të dish të reagosh

Mos u dorëzoni. Partneri juaj, duke menduar se është plotësisht i kthjellët, kritikon tendencën tuaj “naive” që nuk jeni në gjendje ta shikoni ndonjëherë jetën edhe gri. Ju e dini që ai gabon. Kujtojini partnerit sa herë ai përdor fjalët të tipit: “Mbaje mend se do të dalësh keq, ke për të humbur, ki kujdes!… Fatmirësisht me kalimin e viteve vjen një moment që të afërmit e pesimistëve nuk i marrin në konsideratë parashikimet e tyre katastrofike. Nxiteni partnerin tuaj të gjejë zgjidhje Inkurajojeni të përdorë edhe instinktet e tij natyrale, duke i marrë në konsideratë ato sa më shpesh të jetë e mundur, në vend që të listojë ditë pas dite vështirësitë e jetës. Kërkojini shpjegime. Nëse ai beson se dështimet zbulojnë personalitetin e tij të vërtetë, është e mundur që ai të dyshojë tek vetja. Ai mund të jetë përballur në të kaluarën e tij me eksperienca ndarjeje, braktisje, të cilat sot e bëjnë të dyshojë të jetë i vlerësuar dhe i dashur nga mjedisi i jashtëm. Vizioni negativ për botën e ka një shkak. Ju mund ta zbuloni atë duke biseduar së bashku.

Article Logic
Execution time: 0.0039291381835938