INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të veproni kur

Si të veproni kur "përplaseni" në rrugë me ishin tuaj

Publikuar më: 14:54 08-05-2017

Me ndarjen vijnë shumë stigma.

Nuk mund të jeni miq, duhet të heqësh të gjitha gjërat që ai të ka dhënë, nuk mund t’ia thuash emrin dhe nëse e sheh ndonjëherë në rrugë, ke dy alternativa: ose përpiqesh ta bësh xheloz, ose shkon në drejtim të kundërt sa më shpejt.

Në të vërtetë, nëse zgjedh alternativën A, ti thjesht dukesh një budallaqe e dëshpëruar. Nuk ka gjë që e bën një ishe më qesharake, sesa të kapë frymorin më të afërt dhe të bëjë sikur është i dashuri i saj.

Unë personalisht, nuk besoj në asnjë nga këto stigma, por një e besoj.

Ti ke të drejtë të inatosesh dhe të mërzitesh pas ndarjesh. Në varësi të mënyrës si sillesh ndaj ndodhive, edhe mund të djegësh sendet e tij ndërsa vajton historinë tuaj, por pasi mbaron ky proces, edhe mund të bëhesh shoqe me ishin, ose të paktën të sillesh si njeri i civilizuar.

Pra, çfarë duhet të bësh kur të del përpara ishi pasi jeni ndarë keq? Nuk është alternativa A ose B, por C, që do të thotë sillu si qytetare dhe jepi një buzëqeshje të ndrojtur. Dhe nëse mundesh, mund t’i thuash thjesht “ç’kemi”. As një përshëndetje e vogël me dorë, ose fjalia “Uroj je mirë”, nuk lëndon. Kjo, sinqerisht, do ju bëjë të ndiheni shumë më mirë në mbrëmje.

Ja si qëndron puna: Nuk ka si të kalosh një kohë të gjatë duke qenë gjithçkaja e tjetrit dhe pastaj të bëhesh asgjëja absolute e tij. Si mund të kalosh nga dashuria e çmendur, te vreri i hidhur? Nuk po themi që kur të shohësh ishin në lokal të vraposh te ai, të kthesh ca gota me të dhe të filloni të kërceni, por pse të ketë kaq energji negative?

Kjo nuk e bën situatën të pakëndshme vetëm për ty, por e bën të rëndë dhe për të tjerët rreth teje. Mendoni sa nga ishët tuaj kanë të njëjtët miq me ty. Kjo ndodh sepse kur ke një histori me dikë, përfshin edhe të tjerë në të. Kështu që dy grupe miqsh përzihen. Papritur, miqtë e ngushtë të të dashurit janë edhe miqtë e tu dhe miqtë e tu më të ngushtë janë gjithashtu miqtë e tij. Kjo ndodh natyrshëm, por pas ndarjes, e gjitha kthehet në një situatë të komplikuar. Nuk ka pse të jetë kështu.

Në fund të ditës, ne jemi të gjithë të mbijetuar, edhe ti do jesh. Dhe kur ke arrtur pikën që të është rikthyer besimi te vetja, nuk mendon që do ishte një goditje e rëndë për ditën tënde nëse sheh ishin në publik dhe mundësitë e tua të vetme janë A ose B? Nuk ke pse gjen daljen e emergjencës. Vepro sipas variantit C, thjesht buzëqesh dhe thuaj “përshëndetje”.

Nuk vjen kurrë asgjë e keqe nëse tregohesh e sjellshme, sidomos në botën e historive të dashurive të shkuara që duket kaq e ftohtë!

Article Logic
Execution time: 0.0040521621704102