INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të veproni nëse kuptoni se ai iu ka tradhëtuar

Si të veproni nëse kuptoni se ai iu ka tradhëtuar

Publikuar më: 15:28 12-04-2017

Tradhëtia është një moment që askush nuk do të donte ta përjetonte.

Por raste të tilla ndodhin fatkeqësisht dhe duhen përballuar e duhet ecur përpara. Nëse edhe ti po përjeton një situatë të tillë, ku partneri apo bashkëshorti yt të ka tradhëtuar me dikë tjetër, mos merr hapa të nxituar, sado e irrituar dhe e lënduar të jesh për momentin.

Ja disa nga këshillat kryesore që duhet të kesh parasysh:

1. Qetësohu
Sigurisht që është më se normale që ti do të ndihesh keq, por duhet të mendohesh të qetësoshesh e mos ta kthesh shtëpinë tuaj të përbashkët në një ferr të vërtetë për të dy ju. E mira është të shkëputesh disa ditë e të rrish larg për tu qetësuar dhe menduar për hapat e mëtejshëm. Vetëm pasi ti kesh analizuar mirë të gjitha, mund të marrësh një vendim të drejtë.

2. Zbulo arsyen e tradhëtisë së tij
Pasi të jesh qetësuar, ti mund të jesh gati të përballesh me ralitetin dhe pavarësisht se është një veprim që nuk duhej bërë dhe nuk mund të justifikohet, e mira është që ti ta zbulosh se cilat ishin arsyet që atë e çuan në tradhëti. Kij parasysh se pavarësisht se tradhëtinë e bën një person, të dy partnerët janë të përfshirë në të dhe prandaj përpiqu të zbulosh se çfarë gjeti partneri yt duku tjetër që e çoi atë deri në atë veprim.

3. Reflekto dhe merr vendimin tënd
Kjo është edhe pjesa më e vështirë, pasi një anë e jotja mund të dojë të ndahet prej tij e nuk mund ta falë dot tradhëtinë. Por nga ana tjetër, nëse ti atë ende e do, nuk është e lehtë që të fshish gjithçka sikur ai nuk ka ekzistuar më parë. Këshillohu edhe me familjen dhe miqtë e tu dhe në fund merr vendimin që të duket ty i duhuri.

4. Respektoje vendimin tënd
Nëse ke vendosur ta falësh, atëherë nuk do të kishte kuptim tia ktheje atij jetën në ferr duke ja kujtuar çdo ditë tradhëtinë e tij, por duhet ta lini të dy pas krahëve e të ecni përpara duke ju kthyer normalitetit dalëngadalë. E njëjta gjë vlen edhe për situatën kur ke vendosur të ndahesh prej tij, kur nuk do të kishte kuptim që të interesoheshe gjatë gjithë kohës për jetën e tij private e të përpiqesh “të fusësh hundët” kudo, për ti shkatërruar atij jetën.

5. Mos u hakmerr me të njëjtën monedhë
Ndodh shpesh që personi që është tradhëtuar, ka një dëshirë të hakmerret në të njëjtën mënyrë, duke ja kthyer partnerit me të njëjtën monedhë. Por ky është një hap I gabuar, i cili vetëm ul pikë. Shoqërohu me dikë tjetër, vetëm në rast se vendos të ndahesh, pasi nesër mund ta kesh të vështirë të mbash mbi supe edhe ndjenjën e fajit dhe të tradhëtisë së bërë për hakmarrje nga ana jote, pasi në çdo situatë tradhëtia është tradhëti dhe nuk mund të justifikohet thjesht si hakmarrje.

Article Logic
Execution time: 0.0041489601135254