INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të veshim polka dots sipas blogeres Anxhelina Kotorri [FOTO]

Si të veshim polka dots sipas blogeres Anxhelina Kotorri [FOTO]

Publikuar më: 22:50 23-05-2018

 

Veshja më e bukur dhe më romantike që do dominojë këtë pranverë janë rrobat me pika, ose siç mund t’i themi ndryshe polka dots. Për këtë sezon ato do të dominojnë sërish si një ndër trendet që nuk duhet lënë pa përqafuar. Vajzat e modës dhe blogeret tashmë e kanë bërë. Por ajo çfarë vemë re është se blogerja e njohur shqiptare Anxhelina Kotorri është një polka dots lover, pra e thënë ndryshe ajo i dashuron veshjet me pika. Mjafton që të hapim Instagramin e saj dhe keni për ta vënë re edhe ju. Do i shikojmë në shumë versione të ndryshme, në bluza, funde, fustane, këpucë etj. Nëse ju mendoni se është një veshje e guximshme, Anxhelina na jep disa ide se si mund të vishemi me polka dots. Hidhini një sy fotove dhe bëjeni tuajën një veshje me polka dots për t’i dhënë pamjes suaj gjallëri, freski dhe pozitivitet siç është edhe stina e verës që mezi po e presim për të eksperimentuar me veshjet dhe stilin tonë./intv.al/

3132d679-23cb-4b86-9612-29ca617b5478.jpg

fe5f388b-3026-4c3a-830f-d6a29710971e.jpg

b849c366-17c1-44bc-b2c7-14c66d916da6.jpg

01bb0aa9-d259-4dc3-a500-ca06b91c12d8.jpg

79a5c677-d3c8-491f-8001-37d2189a3c65.jpg

dab29b96-a769-467e-835c-e944fad7dec5.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502