INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të zgjidhni masën e duhur të reçipetave? Ja si t'i llogarisni

Si të zgjidhni masën e duhur të reçipetave? Ja si t'i llogarisni

Publikuar më: 12:43 25-01-2017

Shumë prej nesh mendojmë se veshim reçipetat e duhura dhe madje kemi investuar në to për shumë vjet.

Megjithatë kur ekpsertët flasin, ne dëgjojmë. Kur ka diçka që nuk shkon me reçipetat tona (si masa e tyre), ka disa këshilla të mira që mund të na vijnë në ndihmë. Ja disa këshilla si të zgjedhim masën e duhur kur të vijë koha për reçipeta të reja.

 

1. Ju nuk masni bustin tuaj çdo 12 muaj
Shpesh herë femrat nuk veshin reçipetat e duhura pasi ato nuk dinë saktësisht masën e gjoksit. Gjatë një viti mund të ndodhin shumë ndryshime me trupin si për shembull të dobësoheni apo të shtoni peshë, por herën e fundit që jeni matur me shumë mundesi nuk e mbani mend ! Herës tjetër sigurohuni të blini reçipetat e duhura sipas trupit.

2. Shtrëngoni rripat e reçipetave në mënyrë që t’ju rrinë më mirë.
Nëse ju detyroheni t’i shtrëngoni tepër reçipetat, atëherë po vishni reçipetat e gabuara.

3. Sa shpesh duhet t’i lani reçipetat
Kur ishte hera e fundit që keni larë reçipetat? Një javë më parë? Një muaj, ndoshta? Reçipetat duhen larë çdo tre herë që ju i vishni.

4. Si duhen larë reçipetat
Etiketat e reçipetave e thonë qartë që nuk duhet t’i lani me makinë larëse, por jo të gjitha femrat i shohin etiketat e veshjeve. Ju mund t’I lani me dorë, ose me makinë larëse me proces të shkurtër për rroba delikate.

5. A duhet të flini me reçipeta
Të fjeturit apo jo me reçipeta është zgjidhja juaj, por sa më shumë mbështesni indet e gjirit , aq më lart do të qëndrojë gjoksi. Rekomandohen reçipetat sportive në mënyrë që mos t’ju shtrengojnë tepër.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881