INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të veshësh minifund pa u dukur “pjeshkë”

Si të veshësh minifund pa u dukur “pjeshkë”

Publikuar më: 16:08 24-12-2015
 
Sugjerim: Mos kini turp të nxirrni në pah këmbët tuaja! Nuk ka rëndësi nëse vishni geta apo jo, minifundi është sërish IN
, edhe këtë sezon. Për të siguruar masën e duhur që duhet të ekspozoni nga trupi juaj,ndiqni këshillat më poshtë, më pas përdorni imagjinatën. Eksperimentoni me minifundin tuaj në çdo moment si: 
 
Gjatë ditës: 
Përzjeni materialet: Një minifund lëkure kombinuar me një triko të leshtë ose pullover të punuar do ishte ideale gjatës. Nëse e fut bluzën pak para në fund, ashtu si Bella Hadid, atëhere je akoma dhe më stylish. 
 
 
Kur kërceni: 
Gjatë mbrëmjeve festive luani me proporcionet. Nëse minifundi është i ngushtë, kombinojeni atë me një bluzë të gjërë dhe anasjelltas. Përpiquni të qëndroni brenda ngjyrave neutrale duke mos përzierë ngjyrat e theksuara. 
 
 
 
Kur udhëtoni: 
Edhe pse në pamje të parë, të veshësh një minifund kur udhëton duket e pamundur, ne jut hemi se e keni gabim. Një minifund në formë kove së bashku me një pullover të thjeshtë dhe këpucë stil “Oxford”, janë kombini ideal në raste të tilla. Ah, mos harroni dhe kufjet! 
 
Në mbrëmje: 
Nëse jeni gati për një mbrëmje jashtë, për të darkuar diku apo thjesht një cocktail me shoqërinë, minifundi ideal do të ishte ai me prerje anash si dhe disi asimetrik. Mos harroni të vishni sipër një triko me jakë të gjërë, disa aksesorë të thjeshtë dhe një çantë të vogël. 
 
Në punë: 
Dihet se në punë duhet të visheni paksa formale, por kjo nuk ju ndalon të vishni fund. Në këtë rast një minifund i gjërë me pala së bashku me një këmishë të bardhë janë zgjedhja ideale kur kërkoni pak ndryshim në look-un tuaj.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715