INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizë: Kulla Eiffel ndizet kuqezi...por si? [FOTO]

Surprizë: Kulla Eiffel ndizet kuqezi...por si? [FOTO]

Publikuar më: 14:37 20-06-2016

Mbrëmë në Francë shpërthyen ngjyrat kuqezi dhe nuk e kemi vetëm fjalën për Lionin.

Edhe Parisi duket se nuk i rezistoi dot etheve shqiptare, me kombëtaren tonë që shënoi jo vetëm golin e parë në fazën finale të Euro 2016, por gjithashtu siguroi një fitore historike, e cila mund të vlejë edhe kualifikimin që do të ishte përtej çdo imagjinate. Kjo ama mbetet ende për t’u parë. E sigurtë është ajo që ka ndodhur dhe po aq historik është edhe ngjyrosja e kullës së Eiffel me ngjyrat e flamurit tonë. Pikërisht ashtu, dhe jo vetëm kaq!

Përpara saj u shfaq në një ekran të madh edhe shqiponja dy krenare me sfond të kuq dhe përbri emrin që mbrëmë tingëllonte më i bukur se kurrë: “Albania”. Por kjo nuk është ndonjë surprizë duke qenë se kush përfaqësuese siguronte më shumë hashtage do të ishte ajo që do ngjyroste kullën me ngjyrat e saj, pra gjithçka na duhej ishin më shumë hashtage #ALB  se ato të shteteve të tjera që luanin mbrëmë. Surpriza është se nuk e fituam këtë konkurs, pasi sipas statistikave ne dolëm në vend të tretë me 14.1%, duke u lënë vendin e parë dhe të dytë Francës dhe Zvicrës, respektivisht me 49.8% dhe 24.9%. E megjithatë ne kulla Eiffel u bë kuqezi për një naë pasi duket se as ajo nuk mundi të qëndronte indiferente ndaj një Shqipërie që mbrëmë ishte e vogël vetëm në hartë.

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402