Vrasje për shkak të detyrave që ka ushtruar por edhe konfliktet e të birit këto janë disa nga pistat ku policia po heton për vrasjen e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka i cili u gjet dje në Lezhë i ekzekutuar me 14 plumba.
Hetuesit tashmë kanë zbardhur edhe itinerarin e tij para se të qëllohej për vdekje.
Sipas prokurorëve Ndoka ka qëndruar në lokalin e tij deri kur ai është mbyllur në orën 22:30.
Më pas sipas dëshmitarëve ai është larguar me automjetin e tij.
Distanca nga lokali tek shtëpia është e shkurtër dhe mesa duket autorët e vrasjes e kanë pritur derisa viktima ti afrohej banesës. Kjo është një vrasje e mirëmenduar, por asnjë nga hetuesit nuk sqarojnë pistat konkrete, pasi edhe autorët me shumë gjasa kanë qënë ekspertë dhe janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.