Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për vjedhje të bagëtive. Policia ka zbardhur një sërë vjedhjesh në fushën e pronës, të kryera po nga këta shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy bagëti të trasha dhe automjete.
Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan shtetasit:
– A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz
– B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë
– G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
– R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz
Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A. N.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha.
Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëti të trasha, të cilat këta shtetas i kishin vjedhur. Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete.