Ata janë tashmë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara. Pasditen e sotme në programin “Pushime on Top”, kemi dëgjuar për herë të parë rrëfimin e nënës së Ledrit, Xheraldina Vula e cila shprehet tejet e lumtur për këtë lidhje.
“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, është shprehur Xheri teksa ka hapur për grupin e xhirimit të “Pushime On Top”, derën e shtëpisë së saj në Brezovicë. Moderatori Flori Gjini ka qenë kurioz ashtu si shumë të tjerë se si ka qenë takimi i parë i saj me Sarën dhe Xheri Vula nuk ka ngurruar të tregojë detaje nga ky takim.
“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore, jo vetëm Sara por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit dhe une thashë do zoti qenka ajo se është si pëllumb”, ka thënë Xheri.
Ajo ka treguar gjithashtu se si gatuan Sara dhe cili është specialiteti që nusja do ta provojë gjithmonë.
“Në të vërtetë edhe Sara gatuan shumë mirë. Ushqimet moderne dhe “healthy food“ e ka pikë të fortë. Quinoan, avokadon i bën në mënyra të ndryshme, ndërsa unë gatuaj ushqime tradicionale dhe Sara vdes për piten time me spinaq dhe lecenikun tim”, është shprehur në këtë intervistë të parë në statusin tashmë të konfirmuar të vjehrrës, Xheraldina Vula.