INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si u njohën? Ish e dashura ruse e Don Xhonit tregon raportin dhe arsyet e ndarjes me reperin

Si u njohën? Ish e dashura ruse e Don Xhonit tregon raportin dhe arsyet e ndarjes me reperin

Publikuar më: 13:34 08-09-2023

Bukuroshja ruse Ariana Lirey, ka qenë mjaft e përfolur në mediat në Kosovë për shkak të lidhjes me reperin shqiptar Don Xhon, me të cilin u nda pak muaj më pas. Tani që dyshja janë në rrugë të ndara, disa ndjekës kureshtarë e kanë pyetur Arianën për lidhjen e saj me reperin nga Drenica.

Në InstaStory, një prej ndjekësve e pyeti nëse është ende në kontakt me Xhonatanin.

“Jo, ne nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm”, shkroi ajo.

Ish e dashura ruse e Don Xhonit tregon arsyet e ndarjes me reperin nga Drenica

“Por ju ende e doni atë, a e dinë familja e tij për lidhjen tuaj?”, pyeti një tjetër ndjekës.

Dhe bukuroshja Lirey nuk nguroi t’i përgjigjet duke shkruar:

“Kur njerëzit duan, ata nuk largohen. Doli që ne ishim shumë të ndryshëm. Ne kemi qarqe të ndryshme shoqërore, interesi, besimi, parimi dhe nuk jam e lënduar. Jam mirë, ndaj e përfundojmë me këtë temë”, u përgjigj ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494