Një vrasje është parandaluar në kryeqyet ndërsa në pranga është vënë një person i konsideruar nga policia me rrezikshmëri të lartë.
Bëhet fjalë për 28-vjecarin Sadetin Erkocevic nga Shkodra.
Mbrëmë në orën 20:50 është marrë njoftimi se në rrugën Bilal Xhaferi ndodhet një person që bënte lëvizjen të dyshimta dhe kishte armë zjarri me vete.
Policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të personit të dyshuar. Shkodranit iu gjet një cantë dore dhe një armë zjarri pistoletë me 14 fishekë.
Ai ka qënë i dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 20 vite burg.