INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si u prit Kardinali shqiptar në Rinas nga Edi Rama? [VIDEO]

Publikuar më: 14:45 12-10-2016

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të jetë personalisht në Rinas kur Kardinali Ernest Troshani shkeli tokën shqiptare. Por një ditë pas kësaj Edi Rama vendosi të publikojë videon e pritjes së 88 vjeçarit që u shpall Kardinal pak ditë më parë nga Papa Françesku.
Edi Rama:
“MADHËSHTIA E THJESHTËSISË - Përulësisht mirënjohës ndaj një burri të lartë që i mbijetoi rrethit të nëntë të ferrit komunist, dhe në muzgun e jetës së tij tokësore u bë me bekimin e Papës së Romës, kardinali i dytë i Shqipërisë së re”.
Në videoDom Ernest Troshani i ka rrëfyer kryeminsitrit dhe rrugëtimin e tij drejt këtij titulli.
Dom Ernest Troshani është Kardinali i dytë i shpallur nga Vatikani në historinë shqiptare. Sot 88 vjeç, dom Ernest Troshani merr titullin më të lartë të Kishës Katolike, si nderim për vuajtjet e tij dhe të kishës shqiptare gjatë komunizmit.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053