Ndoshta një pjesë e mirë e Amerikës është dëshpëruar nga zgjedhja e Trump, por në pjesë të tjera të botës nuk kanë munguar të qeshurat.
Karikaturistat kanë vizatuar dramën amerikane nën ironin e karikaturës. Shënjestër është bërë edhe Clinton, e cilësuar si humbësja e dytë më e madhe, direkt pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në to praktikisht ka vend për të gjithë, për Trump që tallet se si ua hodhi votuesve, për Vladimir Putin që gëzon më shumë se një amerikan i zakonshëm, madje dhe për Ripper-in (mbledhësi i shpirtërave) që ankohet me ironi se Donald Trump do ta “vdesë” në punë, më shumë se Enrique Pena (Presidenti i Meksikës). Disa prej tyre janë vërtetë për të qeshur.