INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si u rifut Donald Trump në lojë? Ja harta aktuale e zgjedhjeve [FOTO]

Si u rifut Donald Trump në lojë? Ja harta aktuale e zgjedhjeve [FOTO]

Publikuar më: 12:53 08-11-2016

Fushatat e Donald Trump dhe Hillary Clinton bien dakort mbi shumë pak gjëra këto ditë, por pika që i bashkon në mënyrë të padiskutueshmë është fakti se kjo garë është ngushtuar shumë përgjatë 10-14 ditëve të fundit.

Sipas analizës së CNN të ditëve të fundit të zgjedhjeve duket më e favorshme se më parë për Trump, por Clinton ende mban një avantash të dukshëm.

Çfarë ndryshoi?
-Distrikti i dytë Kongresional i Maine ndryshoi nga “fushë beteje” për dy kandidatët në “Republikane e rrëshqitshme”
-New Hampshire ndryshon nga “Demokrate e rrëshqitshme” në “fushë beteje”
-Ohio ndryshon nga “fushë beteje” në “Republikane e rrëshqitshme”
-Utah ndryshon nga “ fushë beteje në “Republikane e rrëshqitshme”

Kjo ka sjellë që Hillary të bjerë ndjeshëm në pozitat e saj. Ajo ishte gjatë mbi kuotën e 270 votave elektorale, që është edhe numri i nevojshëm për të fituar zgjedhjet, ndërkohë që tashmë ka rënë. Aktualisht ajo parashikohet të fitojë 268 vota elektorale, ndërsa Trump është ngjitur në shifrën e 204 të tillave. Avantazhi, siç thamë, është ende i dukshëm, por pozitat e kandidates demokrate sa vijnë e bien më shumë.

actualmap.jpg

Republikanë të qëndrueshëm
Alabama (9), Alaska (3), Arkansas (6), Idaho (4), Indiana (11), Kansas (6), Kentucky (8), Louisiana (8), Mississippi (6), Missouri (10), Montana (3), Nebraska (4), North Dakota (3), Oklahoma (7), South Carolina (9), South Dakota (3), Tennessee (11), Texas (38), West Virginia (5), Wyoming (3) (157 total)

Republikanë të rrëshqitshëm
Georgia (16), Iowa (6), Maine 2nd Congressional District (1), Ohio (18), Utah (6) (47 total)

Fushat e betejës
Arizona (11), Florida (29), Nevada (6), Nebraska 2nd Congressional District (1), New Hampshire (4), North Carolina (15), (66 total)

Demokratë të rrëshqitshëm
Colorado (9), Michigan (16), Pennsylvania (20), Virginia (13), Wisconsin (10), (68 total)

Demokratë të qëndrueshëm
California (55), Connecticut (7), Delaware (3), DC (3), Hawaii (4), Illinois (20), Maine (3), Maryland (10), Massachusetts (11), New Jersey (14), New York (29), Oregon (7), Rhode Island (4), Vermont (3), Washington (12), Minnesota (10), New Mexico (5) (200 total)

Article Logic
Execution time: 0.0043380260467529