Deputetët e opozitës u treguan të përpiktë jo vetëm me prezencën por dhe me orarin në mbledhjen e komisioneve parlamentare. Por kjo “korrektesë” nuk vijoj me rendin e ditës të përcaktuar për veprimtarinë e komisioneve. IN Tv ka ndjekur nga afër veprimtaritë e komisioneve kuvendore, ku për opozitën kryefjalë ishte çështja e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm.
Në fakt përgjigjja e shumicës ishte ajo që ndezi më shuam debatin.
Pavarësisht debatit përfaqësuesit e opozitës qëndruan deri në fund të mbledhjes së komisioneve parlamentare. Ndërsa në ato komisione të drejtuara nga opozita, siç ishte komisioni i medias, ka nxehur jo pak deputetët socialiste për shkak se nuk po i qëndronin rendit të ditës.
Opozita është shfaqur e unifikuar në përballjen me qeverinë në mbledhjen e komisioneve kuvendore.