Përplasja me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos për çështjen e emrit të Maqedonisë e detyroi ministrin më jetëgjatë të kabinetit të Aleksis Tsipras, Nikos Kotzias të dorëhiqej.
Por për Nikos Kotzias, largimin na detyra në një kohë arritjesh për dilpomacinë greke, pas firmosjes së “Marrëveshjes së Prespës” dhe negociatave me Shqipërinë për vendosjen e kufiri detar nuk ishte aspak e lehtë.
Në ceremoninë e dorëzimit të portofolit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë tek kryeministri Tsipras, i cili do të mbajë edhe detyrën e kryediplomatit, Kotzias nuk mundi të mbante të fshehtë pikëllimin dhe në një moment është fotografuar i përlotur.