INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Si vaj Borshi, ekstra i virgjër’ Sindi zbulon çfarë marrëdhënie ka me Julin pas debatit!

‘Si vaj Borshi, ekstra i virgjër’ Sindi zbulon çfarë marrëdhënie ka me Julin pas debatit!

Publikuar më: 16:32 03-03-2021

Disa ditë më parë, dy nga konkurrentët “Për’puthen” u kthyen në kryefjalën e mediave rozë, por edhe në rrjetet sociale. Është fjala për Sindin dhe Julianin, e shkak u bë batutat e këtij të fundit për “vajin e Borshit, ekstra i virgjër”.

Teksa Juli tha se e kishte bërë si kompliment, Sindi nuk e mori aspak ashtu dhe u ofendua shumë. Ajo nisi të bërtiste në studio, derisa u largua fare nga aty. 

Më vonë në “Për’puthen Pirme” pati një përballje mes dy konkurrentëve, ku Sindi i kërkoi llogari Julit për komentin, duke e mbyllur aty atë histori që bëri shumë bujë.

Madje u duk se Sindi vendosi që ta merrte me sportivitet atë koment dhe të bëjë edhe ajo batutat në rrjetet sociale. “Heyyy jam ekstra e virgjër, vaj Borshi.. po më ofendon tani”, shkruante në “Instastory” kur dikush i përmendi batutën e Julit.

Por si është marrëdhënia e saj me Julin pas ballafaqimit me të? Kjo ka qenë pyetja që një ndjekës i ka drejtuar së fundmi Sindit, e ajo nuk ka ngurruar që të përgjigjet.

“Ne as nuk u vramë, as nuk patëm diçka që të mos flasim më kurrë me njëri-tjetrin. Një leksion shumë i rëndësishëm që kam mësuar unë në “Përputhen” është ‘kurrë mos thuaj kurrë’”, tregoi konkurrentja e “Për’puthen” në “Instastory”.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936