INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si vdiq Prince?

Si vdiq Prince?

Publikuar më: 09:37 28-04-2016

Dita ditës po zbulohen më shumë detaje rreth ndarjes nga jeta të legjendës Prince.

Mësohet se artisti 57 vjeçar vuante nga SIDA prej 6 muajsh, por kishte refuzuar që të trajtohej. Burime anonime bëjnë me dije për Daily Mail që Prince nuk pranoi të kurohej pasi besonte që Zoti do ta shëronte. Ai ishte infektuar me virusin HIV që në mesin e viteve 90’, por mësohet se vetëm gjatë muajve të fundit ky virus ishte zhvilluar në sëmundjen e SIDA-s.

Bëhet me dije se ylli i “Purple Rain” kishte kohë që përgatitej për t’u ndarë nga jeta, ndërkohë që peshonte vetëm 36 kilogramë në momentet finale. Prince kishte krijuar varësi ndaj një qetësuesi shumë të fortë, i vetmi që përdorte, Percocet. Policia gjithashtu në deklaratën e saj tregoi se në trupin e pajetë të artistit multi-instrumentalist gjendej ky qetësues në sasi të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.004080057144165