Këngëtarja e famshme Sia është shfaqur si rrallëherë pa paruken e saj që i mbulon krejtësisht fytyrën. Ylli i hitit “Chandelier” ka qenë e pranishme në një festë të organizuar nga përfaqesuesit e “Netflix” me një pamje rrëzëllitëse që duhet theksuar se i kishte munguar të gjithëve.
Sia dukej e mrekullueshme me një grim të lehtë dhe qerpikë të gjatë që i nxirrnin në pah tiparet e saj prej bjondeje. Ajo u shfaq për herë të parë me paruken e saj tipike në vitin 2015 me anë të së cilës mbronte veten nga paragjykimet e njerëzve rreth pamjes dhe moshës së saj.