Ajo është njëra ndër këngëtaret me zërin më potent ndaj edhe sa herë që ngjitet në skenë, e zotëron më së miri atë.
Këtë ka bërë edhe mbrëmjen e kaluar këngëtarja 40 vjeçare Sia teksa është ngjitur në skenën e “The Voice of US”. Në natën finale të kësaj mbrëmje ajo ka performuar hitin “Cheap Thrills” bashkë me balerinën e vogël e cila shfaqet në një seri videosh të artistes, Maddie Zielger.
Kjo performance në të cilën nuk mund të mungonte edhe parukja identifikuese bardhë e zi e Sia-s , u kosniderua se ishte në gradën më të lartë të argëtimit. Finalja e “The Voice of US” rezervoi një spektakël të vërtetë edhe me performancat e Little Big Town, Black Shelton, Zayn Malik, Ariana Granda, Christina Aguliera etj megjithatë ajo që e ndezi atmosferën ishte SIA.