Përveçse një artiste e talentuar SIA ka treguar se është edhe një kafshëdashëse.
Këngëtarja nëpërmjet një postimi në Twitter i ka kërkuar Kim Kardashian-it një nder në emër të kafshëve dhe të të gjithë kafshëdashësve. “Përshëndetje Kim Kardashian! Për mendimin tim je shumë e dashur. A do ta mendoje të mos vishje më gëzofë? Ja çfarë kalojnë kafshët që ti të kesh atë gëzof”. Këtë mesazh këngëtarja australiane e ka shoqëruar edhe me një video në të cilën dukeshin disa lepuj që torturohen dhe rripen të gjallë për të nxjerrë më pas peliçet në treg. Menjëherë më pas ka reaguar faqja e mbrojtjes së kafshëve “PETA” ku e falenderon këngëtaren që i mbështet. Autorja e hitit “Cheap Thrills” është bërë shpesh pjesë e fushatave të ndryshme sociale . Urojmë që Kim ta marrë në konsideratë këtë mesazh dhe të mendohet dy herë përpara se të blejë peliçen e radhës.
Hey @KimKardashian I think you're lovely. Would you consider going fur free? This is what animals go through for it https://t.co/bASyRtnVRn
— sia (@Sia) June 21, 2016