Për herë të parë në 5 vite, këngëtarja australiane Sia do të nisë një tur i cili do të jetë i përqëndruar në Amerikën e Veriut dhe do të quhet “Nostalgic For The Present”.
Me të ftuar special Aluna George dhe Miguel, ky tur do të startojë me 29 shtator në Seattle. Ende nuk dihet me saktësi nëse artistja unike do ta zgjerojë turin edhe në Europë, por të gjithë ju që të preferuarën tuaj keni Sian dhe doni të përjetoni emocionet e një koncerti live të sajin, qëndroni në kontakt të vazhdueshëm me website-in e saj, ndoshta keni fat!