Artisti i talentuar Butrint Imeri duket se nuk mjaftohet vetëm me suksesin në fushën e muzikës.
Së fundmi ai ka bërë publik bashkëpunimin e tij të parë ndërkombëtar, realizuar me një nga këngëtaret më të mira aktualisht në Greqi, bukuroshen Eleni Foureira. Por koha nuk ndalon kurrë për Butrintin, i cili këtë herë ka bërë të flasin për të jo për vlerat e tij në muzikë, por për ato si fotomodel. Artisti i rrymës RnB është shfaqur shumë tërheqës në setin e tij të ri fotografik. Pak më ndryshe nga stili i tij i zakonshëm, hëtë herë Butrinti del shumë elegant dhe shik, i veshur me kostum, këmishë dhe kollare, siç nuk e kishim parë deri tani.