Nëse ka një gjë të sigurtë, është që Kris Jenner, di si të organizojë një festë. Momager organizoi festën tradicionale për Krishtlindjet, dhe na duhet ta pranojmë që ishte një super mbrëmje, në kuptimin e plotë të saj. Sigurisht nuk mund të mos mungonin dhe bukuroshet e familjes Kardashian-Jenner, Kourtney, Kim, Kylie dhe Kendall. Nuk mund të mungonte as muzika, ku i ftuar special ishte John Legend.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje, ishte padiskutim Kim K, për shkak se nuk kishim parë një ndryshim të tillë në pamjen e saj që nga periudha e grabitjes në Paris. Kim shkëlqente e gjitha, me një fustan me dekolte të hapur, një make-up perfekt dhe një detaj interesant, pikërisht një piercing në pjesën e poshtme të buzës. Dhe për të dokumentuar gjithçka në rrjetet sociale, u kujdes Khloe.