INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sidni Hoxha triumfon në 50m, vendos rekord kombëtar, por eliminohet nga Rio 2016

Sidni Hoxha triumfon në 50m, vendos rekord kombëtar, por eliminohet nga Rio 2016

Publikuar më: 18:05 11-08-2016

Sot ishte dita për të garuar në Lojërat Olimpike “Rio 2016” notari shqiptar, Sidni Hoxha, i cili mori pjesë në disiplinën 50 m stil i lirë. Hoxha garoi në baterinë e parë, ku doli i pari me kohën 22”80, një kohë e mirë e notarit shqiptar, që kishte kohën më të mirë pas përfundimit të garave në 6 bateritë e para (në këtë disiplinë janë 11 bateri eliminatore).

Koha e dhënë nga notari kuqezi është rekord kombëtar, pasi ka përmirësuar me 7 të qindtat kohën e mëparshme 22”87, që mbahej po nga Sidni Hoxha, vendosur në Europianin e Berlinit, dy vite më parë. Gjithsesi, Hoxha nuk ka mundur të kualifikohej për në fazën gjysmëfinale, ku shkuan 16 kohët më të mira. Notari kuqezi zuri vendin e 41-të mes 85 garuesve, një rezultat i mirë, duke konsideruar se vendosi rekord kombëtar. Në këtë garë mori pjesë edhe kosovari Lum Zhaveli, që me kohën 24”53 uy rendit në vendin e 57-të.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264