INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguri presidenciale: Nëse i afroheni Kim K më shumë se ç'duhet, mund të përfundoni të vdekur!

Siguri presidenciale: Nëse i afroheni Kim K më shumë se ç'duhet, mund të përfundoni të vdekur!

Publikuar më: 12:22 10-10-2016

Pas grabitjes horror, Kim Kardashian bëri lëvizjen e saj për të paralajmëruar këdo që të mos guxojë t’i afrohet se nuk do t’ia hedhë paq.

Madje mund të përfundojnë të vdekur, sepse bukuroshja 35 vjeçare e ka ngritur sigurine e saj në nivele Presidenciale. Burime pranë TMZ bëjnë me dije se ekipi i ri i sigurisë së Kim përfshin edhe ish anëtarë të Shërbimit Sekret, të cilët do të jenë të armatosur deri në dhëmbë. Do të jenë gjithashtu minimalisht 2 persona muskulozë që do ta shoqërojnë kudo që ajo do të shkojë, ndërsa makina e saj do të jetë e blinduar. Bëhet me dije se pas grabitjes në Paris, Kim u takua gjithashtu me ish anëtarë të forcave speciale të ushtrisë Izraelite dhe ish agjentë të CIA dhe, ndërsa Kanye me pronarët e 2 nga firmave më të mëdha të sigurisë. Pavarësisht gjithë kësaj, truproja Pascal Duvier e ka ende një punë. 

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713