Drejtori i CIA John Brennan, ka zhvilluar një vizitë sot në Tiranë. Ambasada e SHBA-ve në kryeqytet ka bërë të ditur se John Brennan, shef i CIA-s (Agjencisë Qendrore të Inteligjencës) ka zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit shqiptar. Mësohet se Brennan ka takuar Presidentit Bujar Nishami, kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes Kodheli si dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës shqiptare.