Policia Rrugore vijon kontrollet lidhur me sigurinë në rrugë. Në këtë kuadër, efektivët e Rrugores së Tiranës kanë ushtruar kontrolle në automjetet që transportojnë nxënës të shkollave 9-vjeçare. Kontrollet kanë konsistuar kryesisht në vendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesi i mjetit dhe nga nxënësit.
Policia ka konstatuar se përgjithësisht drejtuesit e mjeteve kanë zbatuar vendosjen e rripit të sigurimit për vete dhe për pasagjeret, por kanë hasur edhe shkelje në këtë drejtim.
Policia Rrugore ka këshilluar drejtuesit e mjeteve për të respektuar me korrektësi zbatimin e Nenit 170, vendosjen e rripit të sigurimit dhe në rast konstatimi përsëri të mos zbatimit të vendosjes së rripit të sigurimit, drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me masë administrative sipas Kodit Rrugor.
Sipas njoftimit të Policisë Rrugore, këto kontrolle do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.