INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria e pronës/ Zbuloni renditjen e Shqipërisë

Siguria e pronës/ Zbuloni renditjen e Shqipërisë

Publikuar më: 10:33 13-10-2018

Shqipëria është ndër vendet më problematikë në të gjithë botën për të drejtat e pronësisë. Indeksi Ndërkombëtar i të Drejtave të Pronësisë, e rendit Shqipërinë në vendin e 102 nga 125 vende të botës të marra në analizë. Një element që vlerësohet shumë negativisht brenda këtij kuadri është pavarësia e sistemit gjyqësor, ku renditemi në vendin e 112-të. Renditja më negative është ajo që lidhet me të drejtat e pronësisë intelektuale, ku Shqipëria rezulton shumë pranë fundit, në vendin e 119- të. Problemet me pronën janë një ndër dobësitë themelore të klimës së të bërit biznes dhe të ekonomisë shqiptare. Ndonëse Shqipëria ngelet një vend shumë problematik për të drejtat e pronësisë, edhe vendet e tjera të rajonit sidomos Ballaknit Perëndimor, me përjashtim të Maqedonisë, renditen edhe më mbrapa se Shqipëria në indeksin ndërkombëtar të të drejtave të pronësisë. Në nivel botëror, renditja e shteteve ku prona është më e mbrojtur udhëhiqet nga Zelanda e Re, Finlanda dhe Suedia.Ndërsa  sa i takon të drejtave fizike të pronës, renditja e Shqipërisë është më pak negative, duke u renditur në vendin e 81-të në Botë. Indeksi i të drejtave të pronësisë hartohet nga Aleanca për të Drejtat e Pronësisë, organizatë ndërkombëtare me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314