Lamtumirë Roje Bregdetare edhe pse në Shqipëri janë shumë pak ose aspak prezentë.
Shpëtimtarët tanë do të jenë dronët, të cilët do të fluturojnë mbi det duke transportuar një mjet e llojit komardare e cila do t’i lëshohet personit i cili është në vështirësi apo është duke u mbytur.
Pas eksperimenteve të para përdorimi i dronëve Baywatch në plazhe po merr një përdorim edhe më të gjerë.
Projekti i parë i një droni të tillë do të jenë prezent edhe në plazhet italiane.
Krahas modeleve të vegjël të dronëve që na shpëtojnë nga mbytja është duke u projektuar edhe një dron super gjigand i cili do të jetë i pajisur me një varkë për t'i ardhur në ndihmë edhe në rastet kur mbytet një anije dhe ku numri i njerëzve që rrezikojnë jetën është edhe më i lartë.
Droni do të jetë i aftë të transportojë një person drejt tokës. Madje shpëtimtarët e rinj pa një ekuipazh do të mund të veprojnë edhe kur deti është i trazuar dhe me dallgë.
Specialistët shprehen se një teknologji e tillë do të përhapet në shumë vende të botës dhe ndoshta Baywatch do të mbeten thjesht një kujtim apo do t’i rikthehemi përmes filmave të shumtë.