INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasjet në vend, Lleshaj kritika policisë. Çfarë po ndodh me kriminelët këtë periudhë?

Vrasjet në vend, Lleshaj kritika policisë. Çfarë po ndodh me kriminelët këtë periudhë?

Publikuar më: 12:38 14-08-2019

 Muaji gusht ka regjistruar një seri vrasjesh në shumë qytete të vendet, ku janë kryer ekzekutime mafioze duke shkaktuar edhe viktima.

Për këtë arsye ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor,

Në fjalën e tij, Lleshaj u ndal në mënyrë të veçantë te nevoja e intensifikimit të punës së drejtuesve dhe strukturave të Policisë kundër veprimtarisë së rëndë kriminale në vend.

Ministri Lleshaj kërkoi rritjen e përpjekjeve parandaluese kundër personave me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë, të cilët përpiqen të shfrytëzojnë këtë periudhë për qëllime kriminale.

Duke kritikuar disa drejtues vendorë për ngjarje kriminale të ndodhura gjatë muajit gusht, Lleshaj përcaktoi detyra të qarta që duhet të ndiqen në periudhën në vijim.

Po ashtu, u kërkua shtimi i kontrolleve për armëmbajtjen pa leje në mjedise publike si në qarkullimin rrugor, bare e diskoteka etj.

Një çështje që mori vëmendje të shtuar në takim ishte lufta kundër korrupsionit në radhët e vetë strukturave policore.

Article Logic
Execution time: 0.005018949508667