INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria rrugore: 5 mijë gjoba në 2 ditë, arrestohen 27 persona

Siguria rrugore: 5 mijë gjoba në 2 ditë, arrestohen 27 persona

Publikuar më: 13:41 29-08-2016

Vetëm në fundjavë janë vendosur mbi 5 mijë gjoba për shkeljen e kodit rrugor. Kështu lajmëron Policia e Shtetit, e cila thotë se qëllimi i punës së policisë rrugore, është rritja e sigurisë në rrugë. Duke theksuar rëndësinë e sigurisë rrugore, policia ka vendosur një numër të lartë gjobash e po ashtu ka pezulluar një numër të lartë leje drejtimi. Gjithashtu policia rrugore njofton se janë arrestuar në flagrancë 27 persona, ku 4 prej tyre pa patentë e 23 të tjerë në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
“Gjatë fundjavës në datën 26-27-28.08.2016 janë vendosur gjithsej 5.114 masa administrative:
Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh të papajisur me Leje Drejtimi dhe 23 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 148 Leje Drejtimi, nga këto: 35 për alkool, 67 për shpejtësi dhe 46 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 790 masa administrative për mosvendosje rrip sigurimi, 209 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse si dhe 736 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara.
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor”.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436