INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Siguria rrugore, ekspertët: Ja sa paguajnë taksapguesit për çdo aksident [VIDEO]

KafeIN/Siguria rrugore, ekspertët: Ja sa paguajnë taksapguesit për çdo aksident [VIDEO]

Publikuar më: 14:58 19-06-2019

Me nisjen e sezonit të verës, në vendin tonë janë shtuar aksidentet rrugore me bilanc record viktimash.
Por a kemi rrugë të sigurta? Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulcce i ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se e vetmja rrugë e sigurt në Shqipëri është rruga e Kombit që nis nga Miloti deri tek tuneli, pra rrugë të ndërtuara nga të huajt dhe rruga e Vlorës.
“Ne e kemi shprehur shqetësimin tonë se duhet të ndalohen ndërtimet buzë rruge, prerjet e paligjshme, pa dalë VKM”, tha eksperti Artur Sulcce.
Sa i takon Tiranës, duhet të menaxhohet trafiku në qytet.
Edhe rindërtimi i rrugëve në pikun e sezonit turistik, për ekspertët rrugorë bëhet shkak për aksidentet rrugore.
“Kostoja e aksidenteve rrugore është sa 2 .5 % e prodhimit të brendshëm bruto, GDP. Përfshirë dhe trajtimin e të plagosurve në spital në urgjencë që paguhet me taksat tona, gati 13  % e tyre.
Rreth 26 % e taksave tona shkojnë për trajtimin e tyre në spital, ndaj duhet një vëmendje më e madhe në këtë drejtim”, tha eksperti Artur Sulcce.
Aksi i vdekjes vazhdon të jetë Fushë Krujë-Lacc

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0050771236419678