INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrugët në Shqipëri burim aksidentesh. Ekspertët: Asnjë aks nuk përmbush standardet [Video]

Rrugët në Shqipëri burim aksidentesh. Ekspertët: Asnjë aks nuk përmbush standardet [Video]

Publikuar më: 16:20 23-05-2018
Asnjë aks rrugor në vendin tonë nuk plotëson standardet evropiane, duke u kthyer kështu në burim aksidentesh. Në një intervistë për in neës eksperti Artur Sulçe bën një pasqyrim të plotë të situatës së rrugëve në vendin tonë.
Sulçe: ‘ Gjendja e infrastrukturës rrugore lë shumë për të dëshiruar dhe nuk kujdeset asnjeri  ’
 
Ekspertët ngrenë shqetësimin se gjendja e rëndë e  akseve rrugore i ka kthyer ato dhe në shkaktare kryesore të aksidenteve. Por kush janë problematikat më të shpeshta në Shqipëri?
 
‘Papërgjegjshmëri qoftë nga enti I pronarëve qoftë edhe nga qeveria shqiptare’. Sinjalistika nuk është e besueshme, nuik është harmonike dhe nuk është koherente.’
 
Por kush janë pikat e nxehta, aty ku shënohet dhe numri më i lartë i aksidenteve? Eksperti rru7gor Artul Sulce thotë disa prej tyre.
 
‘Nga Veriu dhe deri Durrës dhe nga Durrësi deri në Vlorë. Ne kemi tre kryqëzime Lushnje –Fier që nuk lejohen’
 
Numri i aksidenteve rritet ndjeshëm gjatë sezonit veror. E ndërsa jemi në prag Sulce ka këtë apel jo vetëm për përdoruesit e rrugës por dhe institucionet shtetërore. 
Për të minimizuar aksidentet në rrugët që këta nuk kanë mundësi për t’i rregulluar gjatë këtij sezoni, të vendoset një sinjalistikë provizore dhe policia të jetë mobile, e lëvizshme. 
 
 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889