INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria ushqimore. Gjoba marketeve në zonat rurale, shisnin ushqime të skaduara

Siguria ushqimore. Gjoba marketeve në zonat rurale, shisnin ushqime të skaduara

Publikuar më: 14:16 13-08-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në marketet e zonave rurale. Në Memaliaj një subjekt me aktivitet “minimarket” u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Ndërsa në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salcice,etj me afat skadence të përfunduar. Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë me temperatura të larta ka rritur kontrollet edhe në subjektete tregëtuese e magazinuese në të gjithë vendin. Së fundi Autoriteti Rajonal i Ushqimit Vlorë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues. Ndaj shtetasit Kristo Veizi u mor masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885