INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria ushqimore në dorë të fatit. KLSH kritika Autoritetit të Ushqimit

Siguria ushqimore në dorë të fatit. KLSH kritika Autoritetit të Ushqimit

Publikuar më: 17:15 14-07-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka arritur të garantojë besimin e konsumatorëve për sigurinë ushqimore në vend, është ky konkluzioni i Kontrolli të Lartë të Shtetit. Në një analizë për këtë sektor, KLSH vëren se, performanca e dobët vjen për shkak se kuadri rregullator është i paplotësuar, ka mbivendosje, dublime kompetencash dhe mungesë të ndarjes së përgjegjësive institucionale. Nuk ka funksionuar bordi, komiteti shkencor me panelet, si dhe drejtorët e përgjithshëm pas vitit 2016 janë emëruar në kundërshtim me kërkesat përkatëse ligjore, thuhet në këtë analizë. Sipas KLSH, AKU ka shfaqur mangësi në administrimin e shërbimit civil, si dhe nuk ka një shpërndarje racionale të inspektorëve në rajone dhe sipas sektorëve brenda tyre, ka kapacitete të dobëta inspektuese si pasojë e largimeve të paligjshme, mungesës së përputhjes së kritereve të formimit profesional, mungesës të trajnimeve, testimeve, kualifikimeve e për pasojë cilësi dhe numër të ulët të inspektimeve. Në analizë vërehet se nuk janë trajtuar siç duhet masat administrative të dënimit me gjobë të subjekteve të gjendur në kundërshtim me ligjin, pajisjet laboratorike në masë të konsiderueshme janë të amortizuara dhe të paautorizuara, mungojnë investimet në asetet e infrastrukturës inspektuese në të gjithë vendin të domosdoshme për përmirësimin e sigurisë ushqimore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773