INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sigurisht që mund t'i zbardhni flokët pa dekolorim!

Sigurisht që mund t'i zbardhni flokët pa dekolorim!

Publikuar më: 11:00 12-06-2016
Për ju që ju doli ngjyra e flokëve më e errët se sa prisnit mos u frikësoni sepse ka zgjidhje të shpejtë dhe pa i dëmtuar flokët. Kjo vlen dhe për ju që i keni lyer në një ngjyrë që është e vështirë të ikë, si lejla ose blu te cilat nuk shpëlahen lehtësisht vetë.
E kam gjetur veten në këtë pozicion dhe nga njëra anë doja shumë të hiqja ngjyrën nga flokët, por nga ana tjetër nuk doja t'i dëmtoj ato. Prandaj dhe nisa kërkimin. Çfarë gjeta nga kërkimi im është që Vitamina C (e pastër) është grryese dhe duke e kombinuar atë më një shampo mund të na japë te flokët efektin e dekolorimit, por jo aq të theksuar dhe pa dëmtuar thellë flokët sigurisht.
 
Çfarë mund të bëjmë është të shkojmë te farmacia afër lagjes sonë dhe të blejmë nje pako me vitamina C të cilat janë në forme hapesh, formë në të cilën nuk na bëjnë punë, prandaj dhe duhet t'i bëjmë pluhur. Pasi i kemi bërë pluhur do i vendosim në një tas dhe do shtojmë shumë shampo. Mirë do ishte të zgjedhim nje lloj shampoje që fokusohet në larje të thellë e flokëve. I trazojmë mirë dhe i aplikojmë në të gjithë kokën, pasi e kemi aplikuar duhet të fërkojme fort!!
 
Mund t'i mbajmë nga dy orë deri në një natë të tërë. Nëse dëshironi që të shkarkoni sa më shumë ngjyrë mbajeni sa më shumë te flokët. Për ta hequr atë thjesht e shpëlani më shumë ujë dhe mirë do ishte pasi e keni shpëlare të shtoni pak vaj per ta zbutur atë.
Article Logic
Execution time: 0.0046658515930176