Pak ditë më parë, Tuna na la të gjithë pa fjalë kur lajmëroi në Instagram se u bë nënë për herë të dytë, ndërkohë që askush nuk dinte asgjë për shtatzëninë e saj.Shembullin e yllit të “Fenix” duket se e ka ndjekur edhe Loredana. Reperja e famshme ka ndarë pak momente më parë në rrjetin social një foto me një bebush në krahë dhe ka shokuar të gjithë fansat.
Në përshkrim, 25 vjeçarja ka shtuar një “emoji” me një familje me dy fëmijë, duke na bërë të gjithë të mendojmë se Hana është bërë me një vëlla ose motër.
Kujtojmë se kohët e fundit ajo ka nxitur shpesh thashethemet se është në pritje të ëmbël. E gjitha nisi pasi reperja publikoi në Instastory një foto të këpucëve të vogla të Hanës, duke shkruar “Dua një bebush të dytë”. Ndërkohë pak muaj më parë kanë qarkulluar disa foto me barkun e rrumbullakosur të Loredanës, mirëpo në fund rezultoi të ishin thjesht thashetheme. Madje, rreth këtyre zërave reagoi asokohe edhe Mozzik, i cili shkroi “Gjinekologa t’fort jeni, respekt”.