INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Sikur mësuesi im ta dinte”, nxënësit ndajnë shqetësimet e tyre

“Sikur mësuesi im ta dinte”, nxënësit ndajnë shqetësimet e tyre " zemërthyese " nëpër shënime

Publikuar më: 13:54 02-06-2016

Mësuesit e një shkolle fillore të cilët  kanë marrë nga nxënësit shënime që iu kanë thyer zemrën, pasi i kanë pyetur ata që të ndajnë shqetësimet e tyre , kanë frymëzuar mësuesit e shkollave të tjera që të përdorin të njëjtën “hile” me nxënësit e tyre. Në këtë mënyrë ata  arrijnë të kuptojnë më mirë  shqetësimet e nxënësve. Kylie Schwartz është mësuese e klasës së tretë fillore në Denver, Kolorado. Pjesa më e madhe e nxënësve të saj vijnë nga familje në nëvojë pasi 92% e tyre kanë të drejtë të konsumojnë një drekë falas”, ka thënë ajo për ABC News.

“Si një mësuese e re, unë kam luftuar që të kuptoj realitetin e nxënësve të mi në mënyrë që t’i mbështes ato.  Ndjej sikur nuk di diçka për nxënësit e mi”, tha ajo.

Për ta trajtuar këtë problem, zonja Schultz  iu kërkoi nxënësve të saj që të përfunonin fjalinë: “ Sikur mësuesi im ta dinte.....”

Ndërkohë që disa prej nxënësve i morën këto shënime me shaka  në mënyrë që të anashkalonin detyrat e shtëpisë apo të kërkonin edhe më shumë pushim, zonja Schwarz tha se disa nga përgjigjiet e dhëna prej tyre, ia kishin copëtuar zemrën. Nëpërmjet tyre fëmijët kishin zbuluar “luftërat” me të cilat ballafaqoheshin çdo ditë.

Ajo tha se një nxënës nuk kishte patur asnjë stilolaps në shtëpi, ndërsa një tjetër nuk e kishte parë babanë prej gjashtë vitesh. 

Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096