Ajo është një prej repereve më të njohura e të komentuara të momentit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Tayna-n, këngët e të cilës tashmë janë kthyer në hite.
Ajo ka treguar edhe një herë se sa shumë e do veten.
Me anë të një postimi në ‘Istastory’, reperja ka ndarë disa vargje të autorit shqiptar Azem Shkreli.
Vargjet e njohura të poemës ‘Njerëzit’ thonë: “Sikur të takoheshim me vetveten sy me sy, do të putheshim apo kishim për tu pështy?”
Ndërsa kësaj pyetje Tayna i është përgjigjur duke thënë se do t’i dhuronte vetes puthje, madje atë franceze.