Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, tregoi diferencat që do të ketë protesta e 27 janarit, krahasuar me protestat e mëparshme opozitare. Ajo deklaroi për emisionin Kolaudim në In Tv, se kjo protestë përfaqëson shumicën e shqiptarëve.
Sipas deputetes së LSI-së kjo protestë ose më saktë ky bashkim opozitarë, ka një diferencë krahasuar me bashkimet opozitare që kemi parë në të shkuarën.
“Diferenca në këtë vit qëndron se ne kemi sot një opozitë e cila përfaqëson shumicën e shqiptarëve, njëkohësisht kemi një mazhorancë që përfaqëson pakicën e shqiptarëve”, është shprehur deputetja e LSI-së.
Këtë deklaratë deputetja e LSI-së e mbështet në faktin se për këtë qeveri kanë votuar me pak se 50% e popullsisë shqiptare.
Sipas deputetes, kjo opozitë e bashkuar ka më pak numra në parlament, por ka më shumë numra në qytetarë dhe kjo është diferenca që bëhet krahasuar me protestat e mëparshme.