INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Silva Gunbardhi: Lutuni për mua [FOTO]

Silva Gunbardhi: Lutuni për mua [FOTO]

Publikuar më: 13:36 30-01-2017

Këngëtarja Silva Gunbardhi po kalon një periudhë jo të mirë shëndetësore. Nëpërmjet një postimi të bërë gjatë ditës së djeshme, ajo iu ka bërë të ditur ndjekësve të saj se ka një problem me sytë por për fat të mirë, doktori i ka dhënë lajmin e mirë se mund të shohë sërish si më parë pasi t’i nënshtrohet një operacioni. Ndaj i fton të gjithë të luten për të.

ththtr.png

“Ndodh që figurat publike të shikohen si perfeksion por askush nuk është perfekt! Të gjithë kemi të meta,probleme! Jam mësuar të më bëhet llogaria sesa fitoj pa i shkuar kujt në mend se sado të fitoj një nënë me fëmijë të vogël asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim. Pres me ankth ditën e nesërme ku jam e detyruar t’i nënshtrohem një operacioni në sy! Doktor Kastriot Boriçi më dha një shpresë që unë mund të shikoj më në fund si njerëzit normal! Nëse keni kohë,  lutuni Zotit për mua!”, shkruan Silva e cila në postimin e mëvonshëm , i falënderon të gjithë për mbështetjen morale. 

seff.png

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666