Vëtëm para pak ditësh, Silva Gunbardhi e rrëzoi atë idenë klishe që kishin të gjithë për këngëtarët duke i cilësuar të pasur.
“Nuk është aspak e vërtetë që jam e pasur dhe këtë e tregon fakti që kisha 10 vite që mbaja lente në sy dhe për shtatë vite asnjë vizitë nuk kisha bërë e jo më operacion. Arsyeja? Po ja, unë punë të reduktuar, Dafi student, djali ynë Dalvi vetëm shpenzime, imagjinojeni vetë! Nëse do të mund të shihnit dërgesat e mia mujore në bankë, nuk do t’u besoni syve…”- është shprehur së fundmi. Por si duket kjo deklaratë e partneres së tij nuk i ka pëlqyer aspak Dafit i cili ka reaguar duke treguar të kundërtën me këtë postim.
Një tavolinë e mbushur me euro, çelësa makine, celularë, syze dhe çanta firme . Nuk e dimë nëse ka diçka për të shtuar Silva pas kësaj.