Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi i njohur për batutat e tij dhe një lloj “moskokëçarje” kur vjen puna tek liderët e tjerë botërorë, ka komentuar së fundmi çiftin presidencial të Francës.
Ai thotë Emmanuel Macron është një “djalë i mirë” me një “mama të bukur”, duke iu referuar kështu Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Trogneux, një ironi e tija kjo për të vënë në dukje diferencën e moshës mes Presidentit të sapozgjedhur dhe bashkëshortes së tij,
“Barak Obama është i bukur, i ri dhe i nxirë nga dielli dhe kështu gjithçka do të shkojë për mbarë”. Kjo ka qenë batuta e Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni për ish Presidentin e SHBA-se
Pa haruar dhe incidetin diplomatik ne samitin e NATOS ku Silvio Berluskoni ishte duke folur ne telefone gjatë kohës që kancelarja gjermane, Angela Merkel, priste të takohej me të.
Nuk kanë munguar dhe batuta e Berluskonit drejtuar kryeminsitri Berisha që po fliste per moratoriumin e skafeve që Shqipëria ka vendosur për të ndalur emigracionin e paligjshëm. “Emigracioni klandestin? Lejohen vetëm po sollën vajza të bukura”, ia pret Berluskoni.
Ndiqni videon: