INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Simboli i “Shqiponjës” tek Dogana, Rama: Vulgaritet, si hyrje në kazino

Simboli i “Shqiponjës” tek Dogana, Rama: Vulgaritet, si hyrje në kazino

Publikuar më: 13:43 11-11-2018

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas heqjes së simbolit të Shqiponjës nga sheshi në hyrje të Tiranës tek Dogana, aty ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një mbikalimi, në kuadër të projektit për unazën e re.

Në një reagim në Tëitter, Rama thotë se “Shqiponja” e vendosur tek ky shesh, ishte një vulgaritet, që tregonte mesin e një skenografie që sipas kryeministrit ka hyrjen e ngjashme me atë të një kazinoje.

“Kurrë vulgariteti s'kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj "shqiponje" në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.”-shkruan Rama.

“Shqiponja” u vendos në shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në ceremoninë organizuar për këtë rast morën pjesë kryeministri i kohës Sali Berisha dhe ish-kryebashkiaku Lulzim Basha.

ramaok.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326